Franca: S’duhet të nxitohemi
për negociatat me Shqipërinë

10 Dhjetor 2017, 12:33| Përditesimi:

  • Share
Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak i ka prerë hovin qeverisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga Korça, diplomatja franceze theksoi se nuk duhet të nxitohemi, pasi më parë do të priten rezultatet e raporteve, ndërsa kryefjala e procesit do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi.

Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjitha shtetet anëtare të BE. Ne presim shumë raporte. ‘Mos shkoni më shpejt se muzika’, është një shprehje franceze. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE dhe Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, deklaroi Vasak.

Ambasadorja komentoi edhe çështjen e mandatit të kryeprokurorit. Ajo theksoi se Kushtetuta shqiptare e përcakton qartë kohëzgjatjen, duke iu referuar këtu mandatit të përfunduar të Llallës.

Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i prokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin”, tha Vasak.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?