Ambasadori Jean Pierre Thebault

Bota

Franca rikthen ambasadorin në Australi: Do ripërcaktojmë marrëdhëniet dypalëshe

7 Tetor 2021, 21:33| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 21:37

  • Share

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të mërkurën se Franca do të dërgojë ambasadorin e saj Jean Pierre Thebault, në Australi pas dëmtimit të marrëdhënieve dypalëshe.

"Unë i kam kërkuar ambasadorit tonë të kthehet në Canberra... për të ripërcaktuar kushtet e marrëdhënieve tona për të ardhmen," u tha Le Drian ligjvënësve francezë.

Parisi kishte tërhequr ambasadorin nga Canberra në shenjë proteste ndaj një pakti mbrojtjeje të negociuar midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë. I njohur si AUKUS, pakti ka për qëllim të kundërshtojë fuqinë ushtarake kineze.

Sipas paktit, Australia u angazhua për të blerë nëndetëse të dizajnuara nga SHBA dhe u tërhoq nga një marrëveshje ekzistuese e furnizimit me një prodhues francez. Parisi u zemërua, duke thënë se marrëveshja ishte bërë pas shpine.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?