Foto ilustruese

Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga viti 1946

16 Janar, 14:15| Përditesimi: 16 Janar, 14:16

  • Share

Të paktën 678 mijë foshnjë lindën në Francë në 2023 ose 6.6% më pak se një vit më parë, numri më i ulët i lindjeve që nga viti 1946, sipas të dhënave të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave.

Vendi kishte mbi 68.4 milionë banorë më 1 janar 2024, një rritje e mëtejshme prej 0.3% nga viti në vit, raportojnë mediat e huaja.

631 mijë viktima u regjistruan edhe në vitin 2023, një rënie prej 6,5% krahasuar me vitin 2022, vit i shënuar nga pandemia Covid-19 dhe valët ekstreme të të nxehtit.

Sipas raportit, ky është niveli më i ulët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Rritja e popullsisë franceze ishte edhe rezultat i imigrimit neto, duke e përllogaritur në +183 mijë njerëz, pra diferencës midis numrit të njerëzve që vijnë dhe atyre që largohen nga territori i vendit.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?