Bota

 Franca raporton 216,000 të mitur të abuzuar në Kishë! Reagon Papa Francesku: Turp, lutem për viktimat

7 Tetor 2021, 01:27| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 01:41

  • Share

Një raport nga Kisha Katolike e Francës ka habitur opinionin publik ku numri i të miturve të abuzuar seksualisht prej 7 dekadash arrinte shifrën mbi 216,000.

Ky raport, përveçse pati një mori reagimesh nga personazhe të ndryshëm publik e jo publik nuk mungoi as reagimi i Papa Franceskut i cili e cilësoi raportimin historik si të turpshëm.

Në fjalimet e tij javore në Vatikan të mërkurën në mëngjes, Papa shprehu turpin e tij që Kisha i ka injoruar viktimat e abuzimit seksual për një kohë të gjatë, duke thënë se ai dëshiron që Kisha të jetë një "shtëpi e sigurt për të gjithë".

Papa nuk i trajtoi drejtpërdrejt akuzat për abuzim të vazhdueshëm në komentet e tij. Megjithatë, ai inkurajoi peshkopët dhe udhëheqësit e Kishës që "të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin përsëri".

Nga ana tjetër Papa siguroi lutjet për të mbijetuarit e abuzimeve seksuale duke shprehur dhumbjen e tij të thellë.

‘Unë dëshiroj t'i shpreh dhimbjen dhe dhimbjen time viktimave për traumat që kanë pësuar dhe gjithashtu turpin tim, turpin tonë, turpin tonë për paaftësinë të stërgjatë të Kishës për t’i vënë këto tragjedi në qendër të vëmendjes së saj”., shprehu Papa.

Sipas raportit, midis 2,900 dhe 3,200 abuzues kanë punuar në Kishën Katolike Franceze midis viteve 1950 dhe 2020, nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë. Shumica e të abuzuarve ishin të mitur, brenda mureve të Kishave katolike teksa mbaronin meshat e së dielave! Nën terrorin e heshtjes, duke përfituar nga pushteti që kishte Kisha në vetvete aso kohe, mijëra të rritur sot, vuajnë nga traumat e së kaluarës. E ndërsa francezët u kërkojnë llogari me shifra të tmerrshme si provë nëpër duar, Kishat kanë zgjedhur ta ruajnë reputacionin duke heshtur.

Ora 01:31
Abuzimet e Kishës Katolike në Francë/ Flet njëri prej viktimave: Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi

Për mediat e huaja ka pasur një deklaratë zyrtare të njërit prej viktimave Christian Dubreuil i cili sot është 65 vjeç.

"Pedofilia është krimi i përsosur sepse është i vetmi për të cilin krimineli është i sigurt, ose pothuajse i sigurt, se viktima nuk do t'i raportojë ata," i tha ai komisionit në dëshminë publike.

Abuzuesi i Dubreuil u fut në rrethin e familjes nën maskën e avancimit të arsimimit të një djali të ndritshëm, thotë ai. Çdo të enjte, ai e merrte atë dhe ata vizitonin vendet historike së bashku.

"Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi edhe pse ishte më shumë se gjysmë shekulli më parë! " shtoi ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?