Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe presidenti francez Emmanuel Macron

Franca, Polonia dhe Estonia bëjnë thirrje për rritjen e rezervave të municioneve nga BE

5 Mars, 16:39| Përditesimi: 5 Mars, 16:45

  • Share

Franca, Polonia dhe Estonia bëjnë thirrje për të rritur gatishmërinë mbrojtëse të Evropës, duke përshkruar prioritetet e tyre për Strategjinë e re Industriale të Mbrojtjes Evropiane.

Të tre shtetet thonë se strategjia duhet të synojë përmirësimin e kapacitetit afatgjatë të industrisë së mbrojtjes të BE-së për të siguruar nevojat e forcave të armatosura, reduktuar varësitë strategjike dhe për të rritur aftësinë prodhuese në kohë krizash.

Po ashtu mbështetet rritja e rezervave të municioneve nga shtetet anëtare, dhe forcimi i sistemeve kryesore të armëve në vendet e BE-së, rritja e avantazhit konkurrues në teknologjinë dhe inovacionin ushtarak, sigurimin e zinxhirëve të furnizimit dhe më shumë fonde për të përmbushur këto qëllime ambicioze.

Sipas tre vendeve të bllokut, në këto iniciativa duhet inkurajuar edhe pjesëmarrja e Ukrainës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?