Foto nga vendi i ngjarjes
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë për sulmin me thikë që ka ndodhur ndaj gjashtë personave, në mesin e tyre katër fëmijë, në qytetin alpin Annecy në juglindje të Francës.
Përmes një postimi në Twitter, Macron e ka konsideruar sulmin e autorit si një akt prej ‘frikacaku’.
Ai gjithashtu tha se fëmijët dhe të rriturit që u sulmuan janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që e gjithë Franca është tronditur nga lajmi.
"Kombi është në shok! Mendimet tona janë me të lënduarit si dhe me familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës", tha Presidenti francez Emmanuel Macron.
Lajmi kryesor:
Terror në Francë, 4 fëmijë sulmohen me thikë në një park lojrash! Në gjëndje kritike për jetën! Momenti kur vrasësi ikën me vrap me armë në dorë
M.T/ReportTv.al