Franca do të presë konferencën ndërkombëtare humanitare për Gazën

3 Nëntor 2023, 20:25| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 20:30

  • Share

Franca do të presë një konferencë ndërkombëtare humanitare për popullsinë civile në Gaza më 9 nëntor, ndërsa synon të koordinojë ndihmën për popullsinë palestineze, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa Parisi ka ofruar mbështetjen e tij për Izraelin lidhur me një sulm vdekjeprurës të 7 tetorit nga terroristët e Hamasit, ka pasur shqetësime në rritje për viktimat civile numri i të cilëve është rritur gjatë bombardimeve hakmarrëse të Izraelit duke shkaktuar  mijëra të vrarë, të plagosur dhe të zhvendosur në Gaza.

Kush do të marrë pjesë?
Presidenti Emmanuel Macron u konfirmoi gazetarëve në Brittany se konferenca do të zhvillohet.

Konferenca, e cila do të jetë në nivelet e kreut të shtetit, qeverisë dhe ministrave të jashtëm, do të mbulojë çështje duke përfshirë mobilizimin e fondeve, ofrimin e ndihmës emergjente, rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike, si dhe ndihmën për njerëzit e plagosur në Gaza përmes përdorimi të mundshëm të korridoreve detare, thanë diplomatët për Reuters.

Autoriteti Palestinez do të jetë i pranishëm, por për Izraelin ende nuk ka një ftesë. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulmohet ambulanca jashtë spitalit të Gazës, ka viktima! Izraeli merr përgjegjësinë: Po përdorej nga militantë të Hamasit


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?