Franca dënon sulmet në Kherson: Krime lufte

13 Gusht 2023, 22:41| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 22:51

  • Share

1691823421_kharkivukrainerusi.jpg

Franca ka dënuar "me termat më të ashpër" sulmet e reja ruse që kanë shënjestruar rajonin Kherson në jug të Ukrainës, duke vrarë të paktën shtatë civilë, duke përfshirë një 12-vjeçar dhe një foshnjë.

“Këto sulme të reja kundër popullatës civile tregojnë edhe një herë shpërfilljen e plotë të Rusisë për të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare, të cilat ajo i shkel në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të përsëritur”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Të shtëna drejt ngarkesave në Detin e Zi! Zjarri nga rusët në Kherson: 7 të vdekur, mes tyre dhe një foshnjë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?