Fqinjët në një fshat të Golemit zihen për pronën, 41-vjeçari godet me sëpatë 65-vjeçarin

1 Prill 2020, 13:28| Përditesimi: 1 Prill 2020, 13:39

  • Share

Një sherr mes dy fqinjëve është shënuar në fshatin Kryemëdhenj në Golem të Kavajës, ku ka përfunduar në përdorimin e sëpatës. Një 41-vjeçar me inicialet S.M goditi me sëpatë fqinjin e tij 65-vjeçar me inicialet T.A ndërsa policia bën me dije se konflikti ishte për motive pronësie mes dy familjeve.

41-vjeçari u arrestua të cilit iu sekuestrua edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë, ndërsa 65-vjeçari ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë të lehta në trup nga goditja me sëpatë.

E njoftuar për ngjarjen, policia thotë se autori ka tentuar të largohet kur ka parë uniformat blu, por është arrestuar në Golem.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?