Fqinjët u ankuan për ndriçimin ‘verbues’, pronari duhet të prishë shtëpinë të ndërtuar pa leje me vlerë 500 mijë pound

4 Dhjetor 2023, 21:22| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 21:25

  • Share

Një shtetas britanik është urdhëruar nga autoritetet të prishë shtëpinë e tij, të ndërtuar pa leje, me vlerë prej 500 mijë pound, pasi fqinjët ishin ankuar se shqetësoheshin nga ndriçimi i tepruar i saj.

Prona njëkatëshe e ndërtuar në Glastonbury, Somerset, në një tokë bujqësore, është në pronësi të shtetasit Tony Harvey.

Fqinjët u ankuan tek autoritetet lokale, duke thënë se ndriçimi i shtëpisë me vlerë marramendëse ishte verbues.

Po ashtu, fqinjët ankohen se ndërtesa ka ndryshuar rrjedhjen e ujit nga fusha në rrugë, duke krijuar probleme për qarkullim rrugor gjatë dimrit, pasi mund të krijohen ngrica.

Harvey, një biznesmen i suksesshëm, u vizitua nga zyrtarët e këshillit lokal 12 muaj më parë, të cilët theksuan se ndërtesa ishte e paligjshme.

Ai aplikoi për legalizimin e ndërtesës, duke e cilësuar si venbanim ose fermë, por të dyja ato ishin refuzuar nga bashkia e Somerset.

Ndërsa shumica e banorëve në West Compton janë kundër shtëpisë Harveyt, ai ka mbështetjen e banorëve në Shepton Mallet, ku është i bazuar biznesi i tij.

Një zyrtar vendas është shprehur se “Autoriteti Lokal i Planifikimit, pasi ka shqyrtuar me kujdes arsyet për refuzim, e konsideron të arsyeshme dhe është lëshuar një njoftim për zbatimin, që kërkon që prona të prishet dhe toka të kthehet në një fushë bujqësore.”

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?