'Shtëpia e barit' ku u kap shqiptari në Britani

20-vjeçari shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Britani, fqinjët e 'spiunuan'! Droga me vlerë 40 mijë £

6 Dhjetor 2021, 19:38| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 19:42

  • Share

Bekim Zyberaj 20 vjeç, ka rënë në prangat e policisë britanike. Mësohet se i riu akuzohet për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, ndryshe njihen si ‘shtëpi bari’.

I riu shqiptar, mësohet se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa autoritetet e kanë dënuar me 8 muaj burg. Në banesë autoritetet vendase gjetën 139 rrënjë kanabisi.

Nëse droga do të dilte në treg, thuhet se do të kapte një vlerë rreth 40 mijë paundë.

Fqinjët u shqetësuar nga era e kanabisit
Mediat britanike bëjnë me dije se ishin fqinjët ata që e denoncuan 20-vjeçarin Zyberaj. Ata i thanë policisë se era e kanabisit që vinte nga një banesë afër tyre po i shqetësonte. Sipas raportimeve, i riu shqiptar është shfrytëzuar nga bosët e drogës në Britani që të kujdesej për bimët narkotike.

Gjykata: 8 muaj burg dhe 100 orë pune pa pagesë
Avokatja e shqiptarit, Stephen Constantine teksa mbronte 20-vjeçarin, tha se ai ka punuar më herët në sektorin e ndërtimit në Mançester ndërsa shtoi se ai është shfrytëzuar.

Gjykatësi tha gjithashtu se ai është përdorur nga bandat kriminale ndërsa do të vuajë dënimit prej 8 muajsh dhe duhet të bëjë 100 orë pune pa pagesë në komunitet.

Sa i përket drogës dhe pajisjeve të gjetura gjatë operacionit të policisë, do të asgjesohen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?