FOTO+VIDEO/ Pak para uljes, rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

4 Shkurt, 08:05| Përditesimi: 4 Shkurt, 08:15

  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në provincën Gaziantep të Turqisë kur një helikopter policie u rrëzua në rrethana ende të panjohura. Për pasojë humbën jetën dy pilotët dhe u plagos një teknik në bord.

Sipas raportit të ministrit të Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatajit, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantepit, pak para se të ulej në aeroportin e zonës.

 Pilotët kontaktuan për herë të fundit me kontrollorët e trafikut ajror në orën 22:49 të së shtunës mbrëma sipas kohës lokale.

Hetimet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë kanë vazhduar, raportojnë mediat e huaja.

 

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?