Foto e publikuara nga kryebashkiaku Veliaj

FOTOT/ Veliaj nxjerr faturat: Një shkodran paguan dy herë më shumë taksa se një qytetar i Tiranës, pse Saliu nuk e bën falas autobusin në Shkodër?

19 Prill 2023, 18:02| Përditesimi: 20 Prill 2023, 10:31

  • Share

Një qytetar i Bashkisë së Shkodrës sot paguan gati dyfish më shumë taksa se një qytetar i Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dy fatura, të cilat tregojnë se shkodranët paguajnë më shumë taksa se një familje e Tiranës, duke ngritur edhe një pikëpyetje: Pse PD-ja, e cila drejton prej vitesh Bashkinë e Shkodrës, nuk e bën falas transportin me autobus në këtë qytet, meqenëse edhe taksat janë më të larta?

Nga verifikimi i kryer, një qytetar i Shkodrës paguan 708 lekë të reja taksë në faturën e ujit, ndërkohë një familje në Tiranë paguan vetëm 484 lekë të reja në total, nëse ka një banesë të madhe, se mund të shkojë edhe më pak në varësi të metrave katrorë.

“I kam pyetur: Na e tregoni si bëhet autobusi falas në Shkodër, ku ka vetëm një linjë, jo 39 siç ka Tirana. Por, tani nxjerrin një teori tjetër dhe thonë: Nuk kemi mundësi sepse i kemi taksat shumë më të ulëta se Tirana. Unë i pari mendova, rrezik kështu është vërtet, mbase i kanë më të ulëta taksat në Shkodër. Por në një moment thashë pse mos ta kontrolloj vetë njëherë dhe mora dy fatura: faturën e UKT (për Tiranën) dhe faturën e UKSH (për Shkodrën), ku mblidhen taksat e bashkive. Në Shkodër, taksa dhe tarifa familjare (nuk e thotë as specifikimin për çfare) është 708 lekë të reja. Pra, 7 mijë lek të vjetra taksa për familje. Të shohim si krahasohet me tonën: Ne i kemi të specifikuara, pra kemi Tarifë Pastrimi 100 lekë të reja, plus Taksë e Përkohshme e Infrastrukturës arsimore 150 lekë të reja (po kaq ka qenë edhe në kohën e Lulit se ka qenë taksa e gjelbërimit) dhe taksa për ndërtesën 250 lekë të reja, sipas metrave katrorë përkatës (rasti që po flasim është shtëpi e madhe, por kjo taksë mund të jetë edhe më e vogël nëse shtëpia ka më pak metra katrorë). Në total, 100+150+234 janë 484 lekë të reja ose 4 mijë 840 lekë të vjetra. Pra, Bashkia e Shkodrës mbledh nga familjarët më shumë taksë, 708 me 484, dhe nuk e bën dot asnjë linjë autobusi falas. Kjo është llogaria!”, sqaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj i përgjigjet opozitës: Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?