Rosa e rrallë

FOTOT/ ‘Rosa Mandarinë’ rosa e rrallë që është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës

19 Shkurt 2023, 21:10| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 21:15

  • Share

Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.
Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.“Rosa Mandarinë” është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.

Studiuesi i shpendëve Mirian Topi i tha Zërit të Amerikës se rosa mandarin mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.

Rosa mandarinë u fotografua në Liqenin e Tiranës nga gazetari Raimond Kola./VOA

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SOS: 20/02/2023 14:31

    Duhet një kujdes vigjilent për Liqenin edhe Parkun e Tiranës...., është e vetmja "mushkëri e Gjelbër për Kryeqytetin...!!! Duhet ruajtur e mbikqyrur duke e shtuar Florën e Faunën...edhe aty poshtë Digës mbillni pemë,e mjaft me Pallate Betoni!!!!!

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2023 23:07

    Mrekullite e natyres.Shpresojme te mos perfundoje e ballsamosur,apo e pjekur ne pjaten e ndonje /milioneri/ shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?