Rita Ora dhe Taika Waititi

Dalin FOTOT, Rita Ora dhe Taika Waititi blejnë rezidencën luksoze në Zelandën e Re

13 Nëntor 2023, 09:10| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 09:26

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë blerë një rezidencë trekatëshe 5 milionë paund në Zelandën e Re.

Mediat e huaja kanë shkruar për rezidencën luksoze, për të cilën thonë se ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh, dhe pamje mahnitëse në të gjithë gjirin. Rezidenca ndodhet në Auckland dhe ka akses edhe në plazh.

Çifti filloi lidhjen në mars 2021. Ata u fejuan në qershor të vitit 2022 dhe mendohet se këngëtarja ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora. Dyshja shijuan një muaj mjalti romantik në ishullin mahnitës të Waiheke, në brigjet e Auckland, në një vilë 500 £ për natë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?