FOTOT / Reshjet e rrëmbyeshme, punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren, Veliaj: Do ia dalim mbanë

9 Janar 2021, 08:40| Përditesimi: 9 Janar 2021, 10:16

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake  e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren.

Veliaj u kujton qytetarëve që në rast nevoje të telefonojnë në numrat e urgjencës.

“Rrëshqitje dherash, shembje toke, rrëzime pemësh dhe prezencë uji - këto jenë pasojat e reshjeve masive. Por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin dhe me pak ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake Tiranë, Zjarrfikëset e Urgjencat do ia dalim mbanë! Telefono 112 dhe ndihmë me zemër”, shkruan Veliaj.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?