FOTOT/ Rama: Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit

21 Nëntor 2023, 13:51| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 13:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga Leskovik-Ersekë, ku punimet janë drejt fundit.

Rama shkruan se ky aks do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe ‘do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë’.

“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë“- shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?