Sociale

FOTOT / Policia gjobit makinat luksoze në Tiranë, Veliaj: Zero tolerancë, ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat

21 Nëntor 2021, 20:52| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 09:30

  • Share

 Policia në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

 Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

“Ferrari kush? Lamborghini i kujt? Zero tolerancë nga Policia Tiranë! Ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat! Është mjet transporti, jo gomar që e plas kudo”, shkruan Veliaj.

 Policia ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit dhe në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 22/11/2021 08:55

    Lali kancerit do i kene zene hyrjet e kantiereve dhe rruget e betoniereve

    Përgjigju
  • Albanian: 22/11/2021 01:17

    Te tmerron ideja qe nje kryetar bashkie ka akses tek gjobat qe vendos Policia e Shtetit dhe nje media medioker e shet si gjobe te policise bashkiake.

    Përgjigju
  • Tirona: 21/11/2021 21:18

    O lali Eri shume mire qe gjobiten makina per kondravajte po trotuaret qe jane bllokuar nga shitesit e dyqaneve fruta perime dhe qytetaret mezi kalojne i themi policit bashkiak thote ka paguar trotuarin nuk kemi cfar i bejme ne rrugen ndre Mjeda duke qene trotuari i lire dhe fshataret nuk dalin rrine disa polic bashkiak per dy torba fshataresh dhe nuk lirojn trotuarin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?