Furgoni dhe makinë e dëmtuar

Kronikë

Po transportonte sirianë, furgoni përplas 5 automjete brenda bllokut të banimit në rrugën e Elbasanit

21 Qershor 2021, 12:27| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 12:30

  • Share

Një furgon, i cili sapo kishte transportuar 20 refugjatë sirianë duke dhe i kishte lënë në zonën e quajtur 'të  Thesarit' më kryeqytet, në tentativë për t'i shpëtuar policisë ka aksidentuar disa makina në Rrugën e Elbasanit.

Furgoni ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë por nuk e kanë gjetur drejtuesin e mjetit, i cili është larguqr nga vendngjarja. Ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?