Hidrovori i Divjakës

FOTOT/ Pas më shumë se 40 vitesh në Divjakë ndërtohet Hidrovori i ri! Rama publikon pamjet: Garanton kullimin e rreth 1400 ha tokë bujqësore

9 Shkurt 2022, 10:02| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 10:04

  • Share

Pas më shumë se 40 vitesh në Divjakë tashmë është u ndërtua një hidrovor i ri, që do të garantojë kullimin e tokave bujqësore.

Kryeministri Rama ka publikuar sot disa foto me pamje nga ky hidrovor, ndërsa theksoi se ai është pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit.

“Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Hidrovori i ri, investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, do të mundësojë kullimin e tokave në perëndim të Divjakës, buzë lagunës e parkut, kurrë të kultivuara deri tani për shkak të ujërave në një nivel të lartë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?