Tursistët vizitë në Bunk'Art 2

FOTOT/ Muzeu Bunk’Art 2 gjithnjë e më shumë atraksion për turistët e huaj, njihen me të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë

30 Qershor 2023, 13:34| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 09:16

  • Share

Muzeu Bunk’Art 2 është një nga destinacionet turistike më të vizituara nga turistët e huaj që vizitojnë Tiranën, por edhe për qytetarët shqiptarë. Siç shihet edhe nga këto foto, turistë të huaj nga mbarë bota janë ndalur për një vizitë në muzeun Bunk’Art 2, të cilët janë njohur me të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë.

Bunk Art 2, i krijuar në vitin 2016, brenda bunkerit sekret të viteve '81-'86 së Ministrisë së Brendshme është muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist.

Bunk’Art 2 ofron për vizitorët artefakte, foto, dokumente, video të shumta, që e bëjnë më intriguese vizitën, veçanërisht për vizitorët e huaj, të cilët kanë pak apo aspak njohuri për të kaluarën komuniste të vendit dhe në veçanti, për misteret që fsheh ky muzeum-labirinth në “underground”-in e Ministrisë së Brendshme, më e frikshmja në kohën e diktaturës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?