FOTOT/ Majko shtrëngon duart me Këlliçin, Basha nën shoqërinë krerëve të komuniteteve fetare! Çfarë nuk u pa në nderimin e britanikëve të rënë

13 Nëntor 2022, 12:03| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 12:29

  • Share

Sot u zhvillua në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Marrëdhëniet e ish-kryedemokratit me Belind Këlliçin, deputeti i cili është rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u dukën të ftohta. Ato të dy ishin rreshtuar në distancë nga njëri-tjetri dhe jo krah më krah.

Ndërkohë Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ‘ngrohtë’ me deputetin socialist Pandeli Majko.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe politikanë shqiptarë nga qeveria dhe nga opozita.

Ndërkaq ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duket se 'nuk i është ndarë' krerëve të drejtësisë së re, drejtuesit të SPAK, Arbern Kraja dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës.

Majko shtrëngon duart me Këlliçin, Basha nën shoqërinë krerëve të komuniteteve fetare! Çfarë nuk u pa në ceremoninë përkujtimit të ushtarëve britanikë në Tiranë

Lajmi kryesor:

Përkujtohen ushtarakët anglezë të Luftës II Botërore! Smith e Zingraf: Bashkë për një botë demokratike të paqtë! Krrashi: Akuzat ndaj shqiptarëve, konsum i brendshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?