Luana Vjollca

FOTOT/ Luana Vjollca shfaqet si ‘Barbie’ për ditëlindjen e 32-të

2 Shtator 2023, 16:41| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 16:47

  • Share

Moderatorja e njohur Luana Vjollca feston sot 32-vjetorin e lindjes. Luana ka realizuar dhe një set të veçantë fotosh, ku shfaqet e veshur me një kostum rozë, si 'Barbie' trendi i momentit. 

“Vajza e ditëlindjes dhe vajza e ishullit të dashurisë”,shkruan ajo.

Në mesin e urimeve të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, vëmendje tërhoqi urimi i motrës së saj Marina, e cila ka zgjedhur fjalët më të bukura për t'i shprehur dashurinë edhe në emër të Marget, vajzës së saj.

“Për tezen më të mirë në botë, Zoti të. bekoftë me të gjitha dëshirat e zemrës suaj. Urime ditëlindjen teze Ana. Të duam shumë”, ka qenë dedikimi i Marinës për Luanën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?