FOTOT/ Kush u ‘fsheh’ pas kostumit të një maceje në Met Gala?

5 Maj 2023, 22:57
  • Share

Met Gala, eventi më i madh i modës, këtë vit iu dedikua dizenjuesit të famshëm Karl Lagerfeld i cili u nda nga jeta në 2019 në moshën 85-vjeçare. Artistëve më të përmendur të momentit iu kërkua një kod veshje në nderim të dizenjatorit Karl Lagerfeld.

Drejtuesi i shtëpive të modës si Chanel, Fendi shpesh fotografohej përkrah Choupette, maces së tij të përkëdhelur të famshme. Detaje që u reflektuan në tapetin e kuq.

Por kush u shfaq me një kostum me gëzof që përfaqësonte macen e stilistit të ndjerë, Choupette?

Ai ishte aktori amerikan Jared Leto, i cili njihet për veshjet e çuditshme. Veshja me mace e Letos nuk ishte e vetmja e cila iu dedikua Choupette, maces së tij të famshme. Doja Cat përshtati një fustan me kapuç me veshë maceje. Lil Nas X po ashtu ia dedikoi veshjen maces Choupette.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?