Qytetarët te kopshti zoologjik

FOTOT/ Kopshti Zoologjik korr sukses që në ditën e parë, familjet e Tiranës dynden për ta parë

4 Qershor 2022, 21:24| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 21:43

  • Share

Qindra fëmijë të shoqëruar me prindërit e tyre apo gjyshërit dhe gjyshet kishin mbushur Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës. Pas disa vitesh pritje, Tirana Zoo Park hapi sot zyrtarisht dyert për vizitorët e vegjël.  Krahas shëtitjeve në rrugicat e Kopshtit për t’u njohur me botën e kafshëve dhe shpendëve të egër, fëmijët patën mundësi që të shijojnë dhe animime të ndryshme dhe të ndjekin orë edukative nga specialistët. 

Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë të tij. Nga një hapësirë e harruar, Bashkia e Tiranës e rikonceptoi atë, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty. Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 05/06/2022 01:58

    NUK KENI FRIKE se ujku dhe dhelpra mund te germojne token ,,,te dalin nga rrethimi dhe te sulmojne femijet...??????????...

    Përgjigju
  • mali: 05/06/2022 01:54

    KOpeshti I meparshmem ka patur edhe kana rina dhe gardelina....ku jane ato,,,apo ia keni bere dhurate kryeministrit.....

    Përgjigju
  • veri: 04/06/2022 22:29

    Po Sali non graten ku do ta mbyllni apo te pavjoni i gomarit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?