Georgina në javën e modës në Paris me bluzën e Ronaldos

2 Mars, 16:09| Përditesimi: 2 Mars, 22:48

  • Share

Java e Modës në Paris ka mbledhur shumë yje ndërkombëtar, ku mes tyre ka qenë edhe bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Teksa ecte në  pistën e pasarelës Georgina është shfaqur me një fustan shumë të veçantë.

Fustani i gjatë me krahë të shkurtra dhe me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë  ka të stampuar para tij mbiemrin Ronaldo dhe numrin 7-të të cilin futbollisti 39-vjeçar e ka përdorur thuajse në të gjithë karrierën e tij. Detaji që ra në sy nga numri 7-të ishin disa firma me siguri të bëra  nga ylli i futbollit.

Ronaldo dhe Rodriguez janë në lidhje që nga viti 2017, pasi u takuan në një dyqan Gucci, ku ajo ishte asistente e shitjeve në atë kohë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?