Fotot e rralla nga Lufta e Parë Botërore: Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin në portin e Durrësit, për të evakuuar Esat Pashë Toptanin dhe...

22 Janar 2021, 07:45| Përditesimi: 22 Janar 2021, 09:19

  • Share

Publikohen disa foto të rralla që i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore, (në vitet 1914 – 1917), të cilat na paraqesin disa imazhe të panjohura të luftanijeve dhe kryqëzorëve të disa prej fuqive të mëdha të shteteve europiane që asokohe u afruan në Portin e Durrësit, si: Luftanija britanike ‘HMS, Defense’, luftanija franceze, ‘Edgar Kuinet’, luftanija gjermane, ‘Breslau’, luftanija italiane,’ Beghazi’, luftanija ruse, ‘Teretz’, që erdhën aty në vitin 1914.

Imazhet e panjohura të luftanijes hollandeze, ku disa marinarë që gjenden në bordin e saj, janë duke vizatuar shqiponjën ‘mbi flamurin e Principatës shqiptare’! Si dhe luftanija italiane që erdhi në brigjet e Portit të Durrësit në vitin 1916, për të marrë dhe evakuar Esat Pashë Toptanin, së bashku me trupat serbe që e shoqëronin atë…!/Memorie.al

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?