FOTOT/ Dua Lipa shkëlqen në ndarjen e çmimeve Bafta, por mungon ecja në tapetin e kuq me të dashurin e ri

19 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 19 Shkurt, 11:16

  • Share

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Bafta në Angli. Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen në të gjitha mediat rozë pasi nuk kaloi në tapetin e kuq me të dashurin e saj të ri Callum Turner.

Edhe pse çifti i ri janë parë në disa dalje bashkë në javët e fundit ata zgjodhën që të mos parakalonin bashkë në tapetin e kuq.

Megjithatë pavarësisht kësaj Dua Lipa arriti të tërhiqte vëmendjen e saj. Ajo dukej kaq magjepsëse me një fustan të gjatë dhe në ngjyrë të kuqe të shoqëruar me një pelerinë gjysmë të tejdukshme tepër elegante e cila mbulonte vetëm një pjesë të njërit krah.

Ndërkohë që vlen të përmendet që dhe make up i saj shfaqte tiparet e saj në mënyrë perfekte dhe simetrike, ndërsa flokët e lëshuara mbi sup me disa onde të mëdha bën që Dua të ishte rrezëllitëse dhe tërheqëse ndërsa pozonte para kamerave.

Nga ana tjetër i dashuri i saj kishte veshur një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë dhe kravatë. E s’ kishte si të ndodhte ndryshe me një vajzë si Dua Lipa e kuruar deri në detaje edhe veshja e tij domosdo do të ishte klasike dhe elegante.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?