Dua Lipa

FOTOT: Dua Lipa pushton kopertinën e revistës prestigjoze

19 Prill, 17:39| Përditesimi: 19 Prill, 17:46

  • Share

Dua Lipa është përzgjedhur si “simbol” i revistës së famshme franceze për gratë “Elle” duke qenë pjesë e kopertinës së saj.

 Versioni i përmuajshëm për shpërndarje në gjithë botën, për muajin Maj ka një intervistë të gjatë të saj, ky ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare flet gjerësisht për jetën dhe sfidat e saj.

Vëmendje të madhe ka tërhequr ajo pjesë ku flet për Kosovën, vendin nga e ka origjinën familja e saj. Thotë se ndjehet shumë afër me këtë vend. Ka dëgjuar nga njerëzit e saj të afërt dhe miqtë për krimet e kohës së luftës, rrëfime të cilat i kanë hapur një horizont të ri në jetën e saj dhe e kanë bërë të ndjeshme edhe ndaj konflikteve aktuale nëpër botë, që u shkaktojnë vuajtje njerëzve. Dua Lipa është një mbështetëse e flaktë edhe e armëpushimit të menjëhershëm në Gaza.

28-vjeçarja flet edhe për albumin e ri “Radical Optimism” që pritet të publikohet po në Maj. Thotë se tek hitet e saj të rinj, ndikim kanë patur veçanërisht marrëdhëniet e saj të dashurisë vitet e fundit që kanë përfunduar herë-herë edhe shpejt, si ajo me regjisorin francez Roman Gavras. Kjo periudhë e ka ndihmuar atë për të reflektuar për jetën dhe për t’i bërë gjërat më mirë, si në karrierë ashtu edhe në marrëdhëniet me njerëzit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?