FOTOT/ Bashkia e Tiranës dhuron 'shportën e bebes', Veliaj: Të porsalindurit, imazh i shpresës për këtë vit të ri

1 Janar 2021, 20:02| Përditesimi: 1 Janar 2021, 21:00

  • Share

TIRANË- Krahas mbështetjes për strehim përmes programit të kredive të buta apo bonusit të qirave, Bashkia e Tiranës dhuron për çdo të porsalindur një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re. Edhe këtë vit, kjo traditë e bukur nuk kishte se si të mungonte.

Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti ka qenë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për të dorëzuar shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit. Fotot janë shpërndarë nga Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj, teksa thekson se Ajla e cila lindi sapo ora shënoi 00:01 dhe foshnjat që erdhën pak më vonë, janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri. 

“Jeta hap rrugën këtë 2021-sh. Ajla ka lindur sapo ora shënoi 00:01, disa foshnja të tjerë erdhën pak më vonë, por të gjithë janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri. Sot, në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, nën/kryetarja Anisa Ruseti dorëzoi shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë qeveria jep edhe bonusin e bebes në vlerën 400 mijë lekë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?