VIDEO/ Aksident në aksin rrugor Lezhë-Rrile, motori përplas dy këmbësorë

23 Korrik 2023, 09:53| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 10:35

  • Share

Dy këmbësor mbeten të plagosur, pasi u përplasen nga një motor. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në rrugën dytësore Rrilë-Shenkoll ne Lezhë, ndërsa të plagosur mbeten shtetasit Llesh dhe Mrika Përgjoka.

Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jetën.

Dy këmbësoret ishin në anë të rrugës, kur u përplasen nga motori drejtësi i së cilit dyshohet të ketë humbur kontrollin nga shpejtësia me të cilën po lëvizte.

Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij asindeti nga i cili mbeten të plagosur 2 persona.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?