FOTOT/ 5 modele xhaketash që duhet t’i keni patjetër në gardërobën tuaj për stinën e pranverës

6 Mars, 18:11| Përditesimi: 6 Mars, 18:19

  • Share

Ardhja e muajit Mars simbolizon ardhjen e pranverës. Edhe pse ditët e para kanë qenë paksa me shi, pranvera është e gjatë prandaj tani është koha e duhur të bëni një ndryshim në gardërobën tuaj. Xhaketat nuk duhet të mungojnë në gardërobën thuaj, nga dizenjot me modele të veçanta, xhaketat e lëkurës deri tek ato të stofit janë idealet për t’u veshur në këtë sezon.

1.Xhaketa e lëkurës

Xhaketa e lëkurës është një nga veshjet më të bukura dhe të domosdoshme që mund të keni në gardërobën tuaj. Është perfekte  për motin paksa të freskët të pranverës, mund ta vishni nga mëngjesi në mbrëmje dhe lehtësisht e kombinueshme me një bluzë të bardhë xhinse apo një fustan.

2. Xhaketë

Xhaketat janë të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në fund të fundit, nuk është rastësi që ato janë një "kapsulë" (të domodoshme) në gardërobën tuaj. Këtë pranverë i veshim me funde saten, dhe bluza të bardha. Kjo veshje është e përshtatshme  për zyrë, shëtitjen e pasdites dhe darkat e mbrëmjeve.

3. Xhaketa xhins

Xhaketat dhe fundet xhins trendet më të preferuara dhe perfekte për sinën e pranverës. Nuk ka rëndësi nëse i vishni me pantallona, funde xhins të gjatë apo të shkurtër, në të dyja rastet do të dukeni me shumë stil.

4.  Xhaketat sportive (boomber)

Jashtëzakonisht komode, xhaketa sportive ose siç njohët ndryshe boomber është ndoshta veshja më e përshtatshme për stinën e pranverës. Xhaketa vjen me një shumëllojshmëri materialesh dhe mund të kombinohet me çdo veshje në përditshmërinë tuaj.

5.Xhaketa stofi

E përjetshme dhe me stil, xhaketa e stofit do të ketë gjithmonë një vend në gardërobën tuaj. Kjo xhaketë do t’ju tregojë shumë elegant dhe si një person që pëlqeni të ndiqni modën. Mund ta kombinoni me një fund xhins dhe çorape të gjata.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?