Kreu i PD-së Lulzim Basha

Politikë

Fotoreporteri i njohur i AFP Armando Babani denoncon Bashën për vjedhje: Çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit

11 Prill 2021, 15:15| Përditesimi: 11 Prill 2021, 15:17

  • Share

Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar i cili punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka denoncuar Lulzim Bashën dhe PD për vjedhje. Teksa ka publikuar se si PD hapur i ka vjedhur një foto të tij duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit, fotoreporteri Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e PD.
“Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative....duke përdorur një foto që me siguri ka një autor...  Vetvetiu më lind dëshira të di se çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit....?”, shkruan Babani që është ndjerë i vjedhur nga PD.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?