Sali Berisha: Foto e realizuar nga Armando Babani

FOTOLAJM: Viti i vjetër po mbaron, Berisha nën ethet e ‘burgosjes’ në shtëpi

28 Dhjetor 2023, 22:33| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 22:39

  • Share

Viti i vjetër po mbaron. Me këtë dixhiturë e ka shoqëruar deputeti i PS Erion Braçe këtë foto të Sali Berishës të realizuar nga fotografi Armando Babani në këto ditë të vështira për ish kryeministrin.

I menduar, dhe me hijen e një plaku të rrudhosur që mezi po kalon ditët e fundit, duket Berisha në këto ditë të fundit të vitit që ndoshta do të jenë dhe të fundit për të i lirë.

Pavarësisht strategjive dhe përpjekjeve të mbrojtësve për të fituar dhe disa ditë më shumë liri për Berishën, Gjykata e ka shtyrë për të shtunën vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie me policë roje te dera duke i kufizuar dhe komunikimin vetëm me njerëzit e tij brenda katër mureve të shtëpisë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2023 03:21

    Ngjan pak me Sabri Godon! S.d.q,foto e cuditshme,si e bere me aparaturat qe zbulojne njollat e Diellit ne lekure,ne kete rast,njollat e drite-hijet e 33 vjet politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?