FOTO-LAJM/ Vetëm 2 javë nga zgjedhjet, Belind Këlliçi ende pa program për Tiranën: Faqja në ndërtim

29 Prill 2023, 10:58| Përditesimi: 29 Prill 2023, 11:03

  • Share

Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet e 14 majit, kandidati i çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi ende nuk ka publikuar një program për qytetarët.

Pavarësisht se nëpër media deklaron se e ka një të tillë dhe se do ta publikojë për qytetarët, po të hysh në faqen e tij online gjen vetëm mbishkrimin “faqja në ndërtim”.

Të vetmet informacione që gjen nga kandidati i dyshes Berisha-Meta në faqe, janë fotot e tij duke pozuar në kënde të ndryshme. Asnjë program për çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja apo plane e projekte për infrastrukturë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?