VIDEOLAJM/ Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës dhe atë të Durrësit, turistë të shumtë në mes të gushtit

19 Gusht 2023, 10:25| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 11:55

  • Share

Ndonëse jemi në javët e fundit të muajit gusht, duket se turistët nuk po ‘largohen’ dot nga jugu i Shqipërisë. Qytetarë të shumtë, pushues e turistë të huaj që zgjodhën Vlorën këtë vit për të kaluar pushimet kanë mbushur plot portin e Vlorës. Por si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve, në rrugët kryesore të Vlorës rrjedhimisht ka pasur trafiku të rënduar.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, është krijuar një radhë kilometrike nga fluksi i turistëve. Vetëm ditën e sotme kanë mbërritur 1400 udhëtarë dhe 320 makina nga Brindisi.

Report Tv kreu edhe një vëzhgim në Portin e Durrësit me një fluks të ‘çmendur’ turistësh. Vetëm gjatë muajit korrik, mbërritën 123 mijë turistë.

Edhe Porti i Durrësit nuk mbetet prapa me fluksin e udhëtarëve.Gjatë 24 orëve të fundit(nga dje në mëngjes deri sot në mëngjes). Në portin e Durrësit kanë hyrë 3875 udhëtarë dhe 847 automjete. Dje kanë dalë 6858 udhëtarë  dhe 1603 automjete ndërsa mëngjesin e sotëm hynë 1308 udhëtarë dhe 380 automjete. Priten edhe 3 tragete ë tjerë me rreth 1500 udhëtarë dhe 450 automjete.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë sot një reagim sa u takon mbarëvajtjeve të plazheve në këtë sezon turistik. Balla gjithashtu u është drejtuar punonjësve të policisë se duhet të jenë aty në çdo kohë për t’u ardhur në ndihmë çdo qytetari.

Ora 11:08
VIDEOLAJM/ Fluksi i turistëve shton trafikun në Vlorë, radhë të gjata automjetesh në rrugët kryesore të qytetit

 

Fluksi i madh i turistëve në Vlorë ka shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve në rrugët kryesore në Vlorë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duken automjetet e shumta në rrugët kryesore të qytetit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtatori: 19/08/2023 17:15

    Nese mban keshtu 30-32*C edhe ne shtator mendoj qe do vijne me milione turiste pasi me keto temperatura shtatori ngjan me korrikun

    Përgjigju
  • poli: 19/08/2023 15:09

    duhet bere unaze e qytetit,,qe ye jwte 3 me yrw korsi,,ndryshe nuk zgjidhet trafiku ne vere.

    Përgjigju
    • Po po: 20/08/2023 02:02

      Po

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?