VIDEO/ Shtrëngim duarsh në bashkinë e Memaliaj, Gjolek Guci i dorëzon detyrën kryebashkiakut të djathtë, Albert Malaj

16 Qershor 2023, 16:38| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 11:44

  • Share

Ceremoni model mund të quhet kjo e sotmja në Bashkinë e Memaliajt, ku të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje, Gjolek Guci nga PS-ja.  Guci e ka përcjellë prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik.

Ky është një mesazh harmonie për votuesit, që u përcoll dhe nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të konstituar, PS-ja dhe aleatët e saj kanë 9 vende, Bashkë Fitojmë 4 vende, dhe PD 2 vende. Si nënkryetarin apo dhe përfaqësuesin e kësaj bashkie në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pozita i zgjodhi nga radhët e saj.

Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë.

Ora 20:39
Kostituohet Këshilli i Bashkisë Berat, Ervin Demo merr zyrtarisht detyrën si Kryetar Bashkie dhe bën betimin

Është zhvilluar mesditën e sotme mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Berat,i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit. Nga kjo mbledhje u bë kostituimi i Këshillit si dhe mandatimi i Ervin Demos në krye të Bashkisë së Beratit. Mbledhja nisi me zgjedhjen e komisionit të mandateve, komisioni lexoi edhe përbërjen e Këshillit Bashkiak në këtë mandat 4-vjeçar si dhe më pas të gjithë këshilltarët u betuan. Këshilli vijoi me procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të tij, ku me unanimitet të 31 votave të këshilltarëve u rizgjodh për të dytën herë radhazi në drejtim të Këshillit Bashkiak Ervin Ceca.

Kryetari i  sapo zgjedhur i Këshillit Bashkiak, Ervin Ceca kaloi më pas procedurën e marrjes së detyrës si kryebashkiak Ervin Demos,ku fillimisht u lexua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut Demo si dhe u lexua teksti i betimit.

Pas betimit të Kryetarit të Bashkisë Berat Ervin Demo për mandatin qeverisës 2023–2027,Këshilli Bashkiak Berat vijoi me procedurën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak, post tē cilin e fitoi Endrina Tangu, e Partisë Socialiste, e cila fitoi me shumicë votash mes 2 kandidatëve të propozuar. Në ndjekje të procesit të kostituimit të Këshillit Bashkiak Berat, ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi dhe deputetë të Qarkut Berat.

Gjatë betimit të tij, kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo, pasi ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë për një tjetër drejtim 4-vjeçar në krye të bashkisë Berat, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave politike për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?