Pankarta 'Rroftë Amerika' ndërsa Berisha ndodhet në SPAK

FOTOLAJM/ Sali Berisha për herë të parë në SPAK, qytetari del me pankartë: Rroftë Amerika

23 Janar, 11:36| Përditesimi: 23 Janar, 12:20

  • Share

Ndërsa Sali Berisha ndodhej në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bën edhe thirrje për Altin Dumanin. SPAK

“Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika .Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha me policë çohet në SPAK, sulmon prokurorët e Dumanin: Grup i strukturuar kriminal, po përdoren nga Rama (VIDEO+ FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?