Rrëqebulli i Ballkanit

FOTOLAJM/ Rrëqebulli i Ballkanit kapet ‘mat’ në zonën e Pogradecit

11 Shtator 2022, 15:24| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 15:28

  • Share

ADZM ka siguruar pamje të zonës së mbrojtur të Gurit të Nikës, të kamerave kurth. Aty është evidentuar rrëqebulli i Ballkanit, një specie e cila prej kohësh nuk ishte parë në këto zona.

“Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, Pogradec.

Kamerat e kurthit të vendosura nga AdZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.

Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, shkruan ADZM.

Rrëqebulli i Ballkanit
Kamerat kurth

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?