VIDEOLAJM/ 'Revolucioni' i Berishës, një 'kalorës' me kalë me 'balluke blu' në protestë: S'kisha lekë për furgon! Largohu Edi Rama! Tentojnë ta fusin në Kuvend

16 Shkurt 2023, 10:51| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 17:12

  • Share

TIRANË- E pazakontë ka qenë ardhja në protestë e një qytetari nga Kurbini, i cili kishe zgjedhur të vinte me kalë përpara parlamentit. Qytetari u pikas pothuajse nga të gjithë për mënyrën e tij të pazakontë të pjesëmarrjes në protestë, ndërsa kalit i kishte lyer flokët me ngjyrë blu e po ashtu edhe patkojtë ia kishte ngjyrosur me blu. Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Rama. 

I pyetur nga gazetari i Report TV, Sokol Dema, qytetari zbuloi se ka ardhur me kalë pasi nuk kishte lekë për furgon.

"S'kisha lekë me furgon. Kam ardhur nga Kurbini, bileta dhe nafta kanë shkuar shumë. Jam nisur nga ora 4 e mëngjesit. Dhe kështu do kthehem qetë qetë.

Pyetje: Çfarë motivi ke për të protestuar?

Qytetari: Unë kam për t'i thënë largohu. I drejtohem botës, Amerikës dhe Evropës pse ja keni dhënë komplet pushtetin një njeriu.

Pyetje: Pse me blu kali?

Qytetari: Po për simbol.  

Protestuesit pasi hodhën tymuese tentuan të fusin brenda traut të Kuvendit kalin. Kordoni i policisë, i krijuar përreth perimetrit të Kuvendit, nuk e ka lejuar.

Ora 11:59
Vijon aventura e kalorësit në 'revoluconin' e Berishës, kali 'kalon' rrethimin e policëve

 

 Është duke vijuar 'aventurat' e kalorësit në protestën e Berishës. Kali ka depërtuar rrethimin e policëve.  Kujtojmë se qytetari ka ardhur nga Kurbini me kalë.

G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?