Edi Rama dhe George Soros

Politikë

FOTOLAJM/ Rama 'provokon' Berishën nga SHBA, takon Sorosin: Një mik i çmuar dhe mendje e rrallë

23 Shtator 2021, 20:47| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 23:51

  • Share

Gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama është takuar në Neë York me miliarderin George Soros, mikun e tij çmuar.  

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.

Takimi i Ramës me Soros vjen si një ‘provokim’ për Sali Berishën, i cili ka hehdur shpesh teori konspirative ndaj miliarderit. Berisha e akuzon miliarderin si armikun dhe personin kryesor që ka lobuar në SHBA për ta shpallur atë dhe familjen e tij ‘non grata’.

Soros në fakt është mik i kryeministrit Rama dhe takimet e tyre janë të shpeshta, por nga ana e Berishës ky interpretohet si bashkëpunim mes tyre për të ‘fundosur’ ish liderin e PD dhe këtë e lidh pikërisht me vendimin e DASH për ta futur në listën e zezë si minues të demokracisë dhe përfshirje në korrupsion.

Komento

Komente

  • tres: 24/09/2021 09:27

    linda e njef mire, se zahon me plakun e ka

    Përgjigju
  • sabriu: 24/09/2021 07:42

    Ja dhe dhuraten

    Përgjigju
  • London: 23/09/2021 19:33

    Thanks mr Soros Saliu e hongri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?