Kryeministri Edi Rama

Politikë

FOTOLAJM/ Rama falenderon shqiptarët për fitoren e zgjedhjeve, ‘përgjigjet’ Basha

30 Prill 2021, 11:01| Përditesimi: 30 Prill 2021, 11:22

  • Share

Zgjedhjet e 25 prillit thyen një rekord historik në Shqipëri, pasi Partia Socialiste u bë e para parti e cila pas zgjedhjeve pluraliste fiton tre mandate radhazi.

Në shenjë mirënjohje, kryesocialisti Edi Rama shpërndau një foto ku falënderonte shqiptarët për besimin që i dhanë për mandatin e tretë.

Ndërkohë që në rrjetet sociale po qarkullon një ‘foto montazh’ ku kreu i qeverisë ka marrë një ‘përgjigje’ nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në të cilën thotë ‘S’ka gjë’, duke lënë të kuptohet se  fitorja e PS-së është edhe meritë e tij.  

Foto-montazhi

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?