Një puthje pasionate e montuar mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin ka bërë xhiron e rrjetit. Nën moton, krenari e dashuri artisti italian ka dashur të shprehë mes saj një rikthim të së kaluarës, ku dikur 'Puthja vëllazërore socialiste' mes Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979 u shënua në histori. Dhe pikërisht kjo e ka frymëzuar artistin Andrea Villa.
Vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, është vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio.
“Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e shkëmbimit të një puthjeje vëllazërore në buzë për të përshëndetur njëri-tjetrin në një ceremoni zyrtare”, shpjegon artisti.
Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker dhe puthja vëllazërore socialiste
Lajmi kryesor:
Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë
G.MO/ReportTv.al