Reklama për Shqipërinë në aeroportin e Madridit

FOTOLAJM/ ‘Perla e fshehur e Mesdheut’, aeroporti i Madridit reklamon Shqipërinë si destinacion turistik

26 Shkurt 2023, 20:49| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 20:50

  • Share

Aeroporti i Madridit ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet turistike që duhet vizituar. Në aeroport është vendosur një baner në të cilin reklamohet vendi ynë, ndërsa në shkruhet Shqipëria, perla e fshehur e Medheut.

Vendi ynë po sugjerohet gjithnjë e më shumë nga mediat ndërkombëtare për t’u vizituar, nga destinacionet në jug të vendit te sitet arkeologjike.

Së fundmi një raporti i INSTAT thotë se numri i turistëve në vend gjatë periudhës së muajit janar është rritur me 94.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit të këtij viti, në territorin shqiptar hynë 377 mijë shtetas të huaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2023 00:39

    Aeroporti i Madritit e ka reklamuar Shqiperine sepse eshte paguar per kete,nuk e ka bere per dashamiresi.Edhe nje shites makinash,ketu ku jetoj une,reklamoi flamurin shqiptar e diten e pavaresise ne fund te Nentorit ne billboardin e tij elektronik.Ndonje shqipo e ka paguar qe t'a reklamoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?