Përfaqësuesit e PD-së në Delvinë

FOTO-LAJM/ Pamje pa koment, përfaqësimi i PD-së në ditën e çlirimit të Delvinës

9 Tetor 2022, 17:46| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 19:09

  • Share

9-Tetori është një ndër datat më të rëndësishme në kalendarin e festave te Delvinës.

Është dita e çlirimit të Delvinës dhe në këtë datë të shënuar autoritetet vendase kryejnë vizitat e tyre në Varrezat e Dëshmorëve.

Ajo që u vu re në vizitën e ditës së sotme ishte mënyra se si u përfaqësua dega e PD Delvinë.

Siç shihet në foton Sarandanews.com, dega e PD Delvinë u përfaqësua nga dy të moshuara, të cilat vendosën një buqetë lule në formë zemre

Kjo foto është një dëshmi se PD Delvinë është thuajse e shkrirë si strukturë, duke u përfaqësuar nga dy të moshuara që s’kanë nevojë për shumë koment./ Tema

Foto e publikuar nga Sarandanews

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 10/10/2022 02:00

    O sa kom qesh

    Përgjigju
  • Iris: 10/10/2022 00:30

    Kjo foto duhet vleresuar,se per here te pare i shohim palet te unifikuar.Ju kujtohet si i festonte Berisha festen e clirimit dhe 5 Majin? Kur te gjithe shkonin te Deshmoret ne 29,Berisha shkonte ne 28;kur te gjithe nderonin te gjithe Deshmoret ne 5 Maj,PD bente perzgjedhje.Ishin bere qesharake ne syte e shumices dhe krijonin nje imazh percares te vendit.Ne syte e botes dukeshim sikur nuk binim dakort as per festat kombetare,as per martiret,jo me per te tjera gjera.

    Përgjigju
  • Toni: 09/10/2022 19:02

    Me ke te perfaqsohej. Ka mesuar nga ps qe dergon 70 vjecaret qe hiqen sikur kane qene partizan e veteran. Po te besh nje zbritje keta 70 vjecaret kur mbaroj lufta ne 45 kane qene- 7 vjec. Pra as babait te tyre nuk kishte filluar ti kendonte kokoshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?