Aksioni i pastrimit

FOTOLAJM/ Nis aksioni për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin

10 Gusht 2023, 15:02| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 15:09

  • Share

Në pikun e sezonit turistik, krahas kujdesit të veçantë për zonat bregdetare dhe bimësisë, skuadrat e KESH kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që është kthyer së fundmi në kartolinën turistike të Shqipërisë.

Puna ka nisur me mbledhjen e mbeturinave në zonë, ku janë grumbulluar qindra thasë me mbeturina nga pastruesit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet teksa shihet se si punonjësit kanë nisur punën, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.

“Skuadrat e #KESH në punën për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që në kulm të sezonit veror janë kthyer në kartolina turistike të Shqipërisë.Faleminderit që bëheni bashkë për një mjedis më të pastër”, ka shkruar Rama.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mimi: 10/08/2023 18:00

    Super lajm, shikoni pak edhe Liqenin e Shkodres me dragimin dhe kallamishtezimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?