Stadiumi 'Selman Stërmasi'

FOTOLAJM/ Në këto kushte të rënduara u luajt Tirana - Vllaznia në 'Selman Stërmasi'

17 Dhjetor 2023, 16:08| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 16:23

  • Share


Tirana humbi 0-1 me Vllazninë në "Selman Stërmasi" për javën e 17-të të Superligës. Goli i Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë vendosi duelin këtë të dielë në kryeqytet. Veç një numri të pakët tifozësh për një ndeshje të tillë, për të dëshiruar linte gjendja e fushës. Tapeti i "Selman Stërmasit" është në një gjendje më shumë se të degraduar, ku për cilësi dhe teknikë nuk bëhet fjalë. Është detyrë e klubit të Tiranës dhe FSHF-së për të investuar në terren, me lojtarët që nuk shprehën asgjë nga cilësitë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ 'Klasikja' është kuqeblu, Vllaznia mposht Tiranën në kryeqytet! Laçi fiton me Skënderbeun në Korçë, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?