Stadiumi 'Air Albania' një ditë para ndeshjes

FOTOLAJM/ Ndeshja me Poloninë, FSHF vendos rrjeta për tifozët në 'Air Albania'! Merren masa edhe për ultrasit miq

9 Shtator 2023, 16:28| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 16:29

  • Share

TIRANË / Shqipëri - Poloni do jetë ndeshja e ditës së dielë (10 shtator) e cila do zhvillohet në "Air Albania", duke nisur nga ora 20:45. Dueli vlen për kualifikueset e Euro 2024, në grupin E. Pas barazimit 1-1 kundër Çekisë në Pragë, entuziazmi te kuqezinjtë është shtuar, teksa tanët mbajnë vendin e dytë në grup, duke lënë pas Poloninë dhe qëndrojnë një pikë më pak se çekët kryesues.

Dueli në "Air Albania" pritet të jetë i zjarrtë, me Federatën Shqiptare të Futbollit që ka marrë masa për këtë duel. Duke qenë se biletat janë shitur rreth një muaj më parë dhe në stadium priten 21 mijë tifozë, organi i futbollit kërkon që mos ketë sende të forta në fushë, çka mund të sjellë pezullimin e ndeshjes apo dënimin me gjobë nga UEFA.

Kësisoj, pas portave, aty ku pritet të jenë edhe tifozët më të zjarrtë, janë vendosur rrjeta që pengojnë hedhjen e sendeve të forta në fushë. Kjo është hera e parë që aplikohet një strukturë e tillë, ndërsa diçka e tillë ndodh edhe në vendet e Evropës.

Për të shmangur përplasjet mes tifozëve, ata miq që pritet të jenë diçka më shumë se 1 mijë të tillë do qëndrojnë në sektorin e veçantë në dy kate. Kujtojmë se në tetorin e 2021 polakët shkaktuan probleme në "Air Albania", duke u përplasur edhe me tifozët e Shqipërisë dhe policinë. Këtë herë duket se masat janë më të forta, për të shmangur çdo lloj incidenti, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për t'u theksuar është edhe gjendja e fushës, që në pamjet e fundit duket në kushte të mira. Kujtojmë se prej një muaji në "Air Albania" nuk është zhvilluar asnjë ndeshje, për shkak të mbjelljes së barit të ri.

Masat në 'Air Albania'

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?