FOTOLAJM/Ministria e Shëndetësisë
vendos fjongon rozë në faqen online

8 Tetor 2013, 12:31| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Faqja e re online e Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu si dhe Shqiptarja.com, ka vendosur në krye të saj fjongon rozë, në kuadër të muajit të sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është bashkuar me këtë sensibilizim. Ditën djeshme, në takimin me mjekët e Qendrës Spitalore 'Nënë Tereza', Beqaj mbante fjongon rozë.

Tetori është muaji i sensibilizmit në luftën kundër kancerit të gjirit. Edhe televizoni A1Report dhe gazeta Shqiptarja.com kanë vendosur të mbajnë këtë fjongon në mënyrë vullnetare në kuadër të parandalimit të kancerit të gjirit.

ministria e shendetesise


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?