Kuvend, 14 shtator 2023

FOTOLAJM/ Ministrat e rinj zënë karriget e të vjetërve dhe nisin bisedat! Basha para ata pas...! Foto nga çfarë ndodhi sot në Kuvend

14 Shtator 2023, 11:15| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 11:31

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot dhe dy ministrat e rinj duke i dhënë kështu formë të plotë kabinetit të ri qeveritar me të cilin do të qeveris kryeministri Edi Rama deri në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Kuvendi votoi shkarkimin e ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe emërimin në vend të saj i Ervin Metes. Po ashtu, është dhe votoi emërimin në detyrë të Delina Ibrahimajt si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Ministrja Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa u emërua si ministre me 73 vota. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete u votua me 74 vota pro.

Basha i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në seancën e kaluar ku u votuan 5 ministra këtë herë ishte i pranishëm në seancë. I shoqëruar nga deputetët e tij ka hyrë në Kuvend ku garantoi votën pro për rritjen e pagës së gjyqtarëve por votoi kundër emrave të rinj të qeverisë Rama.

Disa deputetë e kanë shfrytëzuar seancën për të bërë dhe përshëndetjet e ngrohta mes njëri tjetrit. 

Ministrat e rinj zënë karriget në Kuvend dhe nisin bisedat, Basha u prin deputetëve të tij, takimet e ngrohta në parlament

Lajmi kryesor:

Kuvend/ Votohen ministrat e rinj, Ibrahimaj dhe Mete! Opozita: Presidenti emëroi kreu e AMF-së ministër, do ta çojmë në Kushtetuese


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?